Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se takimi mes kryetarit i Kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi me drejtorët e rinj të sapoemëruar është pamundësuar nga grupet kriminale.
Ministri Krasniqi njofton se menaxhimi i këtyre “bandave” ishte nuk ishte profesional nga ana e KFOR-it.
“Është e paligjshme dhe e papranueshme të barazohen përfaqësuesit legjitim e lega me personat me maska. Por, për dhunën e sotme adresa është evidente dhe e qartë. Personat që sot në mënyrë aktive kanë udhëhequr dhe organizuar këto grupe kriminale janë: Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit Zoran Todiq, ish-deputeti Slavko Simiq dhe ish-polici Filipoviq”, shkruan ministri Elbert Krasniqi.
Tutje ai ka shtuar se Prokuroria duhet të merret “me urgjencë me këta përgjegjës dhe banda kriminale” prapa tyre për sulmin dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe dëmtimin e pasurisë publike.