Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, reagon Imer Mushkolaj

Prishtinë | 11 Gus 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe Drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjatë një proteste në Prizren.

Mushkolaj tha se ky sulm ndaj Krasniqit buroi nga komentet dhe linçimet në rrjete sociale.

Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me rastin në fjalë por edhe me të tjerët që nxisin urrejtje online.

“Dhuna verbale nga rrjetet sociale kalon në dhunë fizike. Me ata që sulmuan gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, në protestën antiDokuFest në Prizren, sa më shpejt duhet të merren organet përkatëse. Por, policia e prokuroria duhet të merren edhe me të tjerët të cilët, në emër të “ruajtjes së moralit”, nxisin urrejtje e mosdurim. Në mesin e tyre ka edhe udhëheqës fetarë”, shkroi Mushkolaj.

Gazetari Vullnet Krasniqi u sulmua fizikisht në Prizren ku po organizohej protestë kundër festivalit DokuFest, i cili po mbahet në këtë qytet.

Të ngjashme