Sulmi ndaj KFOR-it në veri – qytetarët shprehen të shqetësuar: Po cenohet liria

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 11:19 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me vendosjen e barrikadave në veriun e Kosovës që 17 ditë, situata vetëm është duke u tensionuar, e sidomos mbrëmë me sulmin e bandave serbe ndaj KFOR-it, po vlerësojnë qytetarët e intervistuar nga  Ekonomia Online.

Ata po shprehen të brengosur dhe thonë se me këto veprime është duke u cenuar edhe liria e tyre.

Sipas mërgimtarit Nebi Mjekiqi, situatë duhet që të shqyrtohet me ndërkombëtarët, ai shtoi se situatë është serioze dhe se Kosova duhet të jetë vigjilent në veprimet e saj.

“Situata në veri duhet të shqyrtohet me ndërkombëtaret, qeveri duhet ta kuptoj se sa e ka fuqinë politike edhe ushtarake, me konflikte nuk zgjidhen problemet. Kosova nuk është duke bërë probleme por serbët. Këtë duhet ta rregulloj KFOR-i, por më shumë Amerika e ka fuqinë. Situatë është serioze, në momentin kur të sulmohet KFOR-i është shkelje flagrante që e ka bërë Serbia”.

“Që 15 ditë jemi tu prit, arta vetë e kanë lëshuar punën, vetë janë të interesuar që të destabilizojnë Ballkanin, sidomos Kosovën. Kosova duhet të jetë pak më vigjilente që të mos jetë në rrugën e konfliktit por në rrugën e paqes. Sepse me luftë nuk i konvenon as Serbisë as Kosovës”, tha ai për EO.

Gani Jusufi tha se situatë është shumë brengosëse për shkak të veprimeve të Serbisë.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare është duke përkëdhelur Serbinë dhe se me sulmet në veri është duke u cenuar liria e qytetarëve.

“Situata është brengosëse edhe jemi të brengosur të gjithë shqiptarët për shkak të veprimeve të Serbisë që nuk është duke i ndal këto veprime anti-shqiptare, anti-kosovare. Bashkësia ndërkombëtare njëfarë mënyre po e përkëdhel një armik tonin na jemi në situatë mjaftë të vështir por duhet mençuria e udhëheqjes sonë duhet ta tejkaloj në bashkëpunim sa na përkrahin ndërkombëtarët KFOR-i edhe BE-ja, përndryshe jemi mjaftë të brengosur që sa kohë pas lufte të preokupohemi vetëm me politikë nuk ia vlen”.

“Liria jonë është cenuar por ne me vetëdije duhet ta krijojmë një situatë që  një herë e përgjithmonë të largohemi nga ky armik shekullor që na masakroj, përdhunoj e varrosi qindra e mijëra shqiptar”, tha ai.

Izet Zhuja tha se pasi NATO-është në Kosovë, vendi nuk është i rrezikuar.

“Kosova është e rrezikuar që 100 e sa vite , mirëpo këto 20 vitet e fundit  nuk mund të themi që është e rrezikuar sepse kemi NATO-n brenda Kosovës. Edhe Kosova ka bërë hapat e saj me formimin e policisë dhe ushtrisë me standarde të NATO-së, Serbia duhet të mendoj disa herë para se ta sulmoj Kosovën. Natyrisht ajo i shfrytëzon të gjitha këto për hesape të veta”.

“Qeveria e Serbisë është pjesë e bandave që kanë luftuar me Kosovën që kanë bërë krime në Kosovë, Vuçiqi është pjesë e strukturave kriminale të luftës. Deri sa Serbia është e lidhur me Rusinë, nuk guxon të shkëputet nga Putini, edhe NATO janë duke e marr situatën që të mos shpërthej”, tha ai.

Hysni Thaqi bëri thirrje që Qeveria në bashkëpunim me KFOR-in e BE-në të gjejnë zgjidhje që situata të mos eskalojë edhe më shumë, raporton EO.

“Situata është bukur serioze, kjo është edhe një përshkallëzim i situatës për të keq pa dyshim uroj që të përfundoj sa më mirë, megjithëse situata është bukur delikate dhe mjaftë e komplikuar. Edhe Qeveria edhe autoritete e KFOR-it, BE-së duhet ta bëjë të veten që të mos eskalojë në mënyrën me të tmerrshme të mundshme që mund të eskalojë”, tha ai.

Të ngjashme