Mëngjesin e djeshëm, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u sulmua fizikisht teksa po dilte nga një lokal i qytetit.
Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi drejtoria rajonale e policisë në Pejë.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga persona të dyshuar kryetari i Komunës së Pejës, i cili ka pësuar lendime trupore. Të dyshuarit janë arrestuar”, deklaroi zëdhënësi Driton Rugova.
Të dyshuarit Korab dhe Dukagjin Lulaj kanë dalur përpara Gjykatës Themelore të Pejës.
Seanca gjyqësore ka nisur çaste më parë, dhe mbetet të shihet se ç’masa do të mirren ndaj të dyshuarve.