Sulmi ndaj tri grave në Paris, sulmuesi bërtiti “Allahu më urdhëroi”

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Tri gra mbetën të plagosura pas një sulmi me thikë që ndodhi sot në Parisit, pranë Gjykatës së Parisit, në zonën Porte de Clichy.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, i dyshuari, i cili ishte i armatosur me dy thika kuzhine, sulmoi viktimat në trotuar.

Njëra nga të plagosurat raportohet të jetë shtatzënë, raporton New York Post.

Dëshmitarët thanë se I dyshuar bërtiti se ishte “i urdhëruar nga Allahu” gjatë sulmit.

Policia franceze ndërhyri në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa deri më tani nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse rasti po trajtohet si akt terrorist.

Gjendja shëndetësore e të plagosurave nuk është bërë e ditur.

Të ngjashme