Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiq mban sot konferencë për media

Prishtinë | 01 Dhj 2024 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot do të flasë në një konferencë për media nga ora 11:00, në lidhje me akuzat nga Kosova se Serbia është përgjegjëse për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.

Vuçiq ka thënë se do t’ia shpjegojë opinionit ndërkombëtar “se kujt dhe pse i është dashur ky incident”.

“Unë do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju shpjegoj saktësisht se kujt dhe pse i është dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçla duhet të gënjejnë shumë dhe me nervozizëm dhe do t’i bëj pyetje të shumta përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe do t’i kërkoj përgjigje konkrete. Serbinë, nuk do ta thyeni me gënjeshtra”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të ngjashme