Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i viktimave të vrarë në sulmin në Moskë tani është më shumë se 60, me mbi 100 të tjerë të plagosur.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një zëdhënës të Komitetit Hetues të thoshte se ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë për fatin e sulmuesve.
Ndërkohë, presidenti Vladimir Putin u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar zëvendëskryeministren Tatiana Golikova, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.