Sulmi në një shkollë në Turqi, shkon në nëntë numri i të vrarëve, tetë nxënës e një mësues

Prishtinë | 15 Pri 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tetë nxënës dhe një mësues janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë në jug të Turqisë, ka thënë ministri i Brendshëm, Mustafa Ciftci.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme Ayser Calik në zonën e Kahramanmaras.

Sulmuesi u vra gjithashtu gjatë incidentit, tha guvernatori lokal Mukerren Unluer.

Kjo vjen një ditë pasi 16 persona u plagosën kur një ish-nxënës hapi zjarr në një tjetër shkollë të mesme, po ashtu në jug të vendit, përpara se të vriste veten, raporton BBC

Ciftci tha se 13 persona janë plagosur, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike.

Motivi i sulmit të së mërkurës ende nuk dihet dhe është nisur një hetim.

Mediat turke raportuan se sulmuesi, që besohet të ketë qenë adoleshent, hyri në dy klasa dhe kishte me vete pesë armë dhe shtatë karikatorë, të cilat Unluer pretendoi se i përkisnin babait të tij, ish-oficer policie.

“Zhurma e të shtënave ishte shumë intensive,” tha një reporter i transmetuesit turk NTV, duke shtuar se kishte “panik para shkollës”.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin turma njerëzish, disa duke filmuar me telefonat e tyre celularë, dhe ambulanca që largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme