Sulmi rus në Ukrainën qendrore vret 12 persona, përfshirë një fëmijë

In this photo provided by the Ukrainian Emergency Service, firefighters work to extinguish fire at a building damaged by shelling, in Vinnytsia, Ukraine, Thursday, July 14, 2022. (Ukrainian Emergency Service via AP)
Prishtinë | 14 Kor 2022 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi me raketa ruse në qytetin Vinnytsia në Ukrainën qendrore.

Kështu tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Facebook.

“90 shpëtues, si dhe trajnerë qensh dhe psikologë, po punojnë në vendin e tragjedisë së tmerrshme,” shtoi ai.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, në një postim në Telegram e quajti sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin tonë paqësor” .

Kreu i policisë në Vinnytsia, Igor Klymenko, tha se “raketat kishin për qëllim një ndërtesë me ambiente zyre”. Ndërtesat e banimit aty pranë janë dëmtuar gjithashtu, shtoi ai.

Vinnytsia nuk kaqenë vendi i ndonjë sulmi të mëparshëm rus që nga pushtimi.

Të ngjashme