Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që të paktën 105 civilë irakian kanë mbetur të vdekur pas një sulmi ajror të ShBA-së në Mosul në muajin mars, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Komanda Qendrore Amerikane ka thënë që kanë shënjestruar dy snajperistë të të ashtuquajturit Shteti Islamik, me, siç e kanë quajtur ata, municione precize.
Megjithatë, ky sulm kishte detonuar eksplozivë të cilët militantët i kishin vendosur në ndërtesë.
Civilët qe ishin duke u strehuar në katet e poshtme të ndërtesës, kishin mbetur si pasojë e kolapsit të saj.
Këta civilë ishin strehuar në atë ndërtesë pasi që ishin larguar nga shtëpitë e tyre nga IS.
Zyrtarë amerikan kanë deklaruar që bombat për këtë sulm ishin zgjedhur që të minimizonin dëmet, megjithatë eksplozivët e vendosur nga IS ishin më të fuqishëm se vetë arma e përdorur për sulmin.