Sulmi terrorist i 11 shtatorit, Ahmeti: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se 11 shatori i 2001-ës kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, por edhe e forcës për të qëndruar kundër dhunës dhe terrorizmit, transmeton Klankosova.tv.

“11 shtatori është kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës, por edhe e forcës për të qëndruar kundër dhunës dhe terrorizmit. Sot bashkohemi në nderim të viktimave dhe në përkushtimin për një botë më të sigurt dhe më paqësore”, ka shkruar politikani.

Të ngjashme