Autoritetet austriake kanë shpallur tre ditë zie kombëtare, pas sulmit terrorist që tronditi Vjenën, ku mbetën të vrarë dy burra, dy gra dhe një nga sulmuesit.
Sipas informacioneve të fundit thuhet se gjatë sulmit mbetën të plagosur të paktën 17 të tjerë, mes tyre dhe një oficer policie.
“Austria ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë një komb i larmisë, dialogut dhe respektit të ndërsjellë, kjo është arsyeja pse ngjarjet e 2 nëntorit na goditën fort”, thuhet në komunikimin e qeverisë.