Një i dyshuar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata ka sulmuar dy policë dhe u ka goditur edhe automjetin.
Sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa policët kanë tentuar ta arrestojnë.
Policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Gjilan 24.05.2023-16:35. Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore.