Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj, kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.
Vlenë të theksohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar më tutje.
Mirëpo nuk është ky rasti i vetëm ku një grua është sulmuar fizikisht në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij një burrë ka sulmuar atë fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me ç’rast , ky i fundit është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.”, njofton policia.
E sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se burri kishe qenë nën ndikimin e alkoolit.
“I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.84 promil”, bënë të ditur policia.