Tre punëtorë të KEDS-it janë sulmuar fizikisht, derisa ishin në detyrë në Podujevë. Ata janë sulmuar nga dy persona më ç’rast kanë marrë lëndime trupore.
“Tre viktima meshkuj K-Shqiptar punëtor të KEDS-it, kanë informuar se për deri sa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur. Është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..