Sapo kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, katër shtetas të huaj janë sulmuar fizikisht e janë plaçkitur.
Në raportin e Policisë së Kosovës, theksohet se rasti ka ndodhur dje megjithëse nuk jepen detaje se çfarë shtetas ishin.
Viktimat, i kanë sulmuar pesë të dyshuar prej të cilëve kanë vjedhur para e telefona.
Të katër viktimat, kanë pranuar madje edhe tretman mjekësor.
“Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur i kanë grabitur para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.