Sulmohen llogaritë zyrtare të Abdixhikut, Kica-Xhelilit dhe Gurit

Prishtinë | 15 Dhj 2024 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se i janë sulmuar disa llogari zyrtare në rrjetin social në Instagram.

LDK-ja përmes njoftimit te bërë në rrjetin social Facebook thotë se u sulmua llogaria e Lumir Abdixhikut, e Doarsa Kica Xhelilit, Paris Gurit si dhe të disa kandidatëve të tjerë për deputetë.

Lidhur me këtë, LDK-ja ka ndërmarrë masa të menjëhershme.

“Mbrëmë vonë kemi informuar zyrtarit Meta-n për këtë aktivitet të pazakontë, duke ofruar të gjitha detajet e nevojshme dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre për të adresuar çështjen”, thotë LDK-ja.

Të ngjashme