Dy autobusë të një kompanie nga Kosova janë sulmuar në Serbi, përkatësisht afër Kurshumlisë.
Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga vetë kompania “Fjolla Impex”, të cilët thanë se sulmet kanë ndodhur mbrëmë.
“Dy autobusë janë gjuajtur me gurë mbrëmë. Njëri duke ardhur prej Serbisë dhe tjetri duke shkuar për Serbi. Ngjarja ka ndodhur afër Kurshumlisë”.
Sipas përfaqësuesve të kompanisë, nuk ka persona të lënduar nga këto sulme por vetëm dëme materiale.