Sulmohen zyrat e LDK-së gjatë natës, u këputen kabllot e internetit

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës arritjen në zyra nuk e kanë pasur të zakonshme, pasi disa kabllo janë dukur të këputura në hyrje të selisë.

Kabllot e internetit ishin këputur gjatë natës së mbrëmshme nga persona akoma të paidentifikuar.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Reporteri.net një anëtar i Kryesisë së LDK-së, i cili tha se do të shihen kamerat për ta kuptuar cfarë ka ndodhur.

“Po, kabllot janë të këputura. Tash kompania po merret me to, dhe ne do të shohim kamerat e sigurisë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Reporteri.net ka mësuar se këputja e kabllove ka qenë e qëllimshme dhe ka ndodhur gjatë orëve të natës së kaluar, diku rreth mesnatës.

Nga LDK-ja thonë se rastin nuk e kanë lajmëruar ende në Polici, pasi po presin pamjet nga kamerat.

Sidoqoftë, LDK-ja ka qenë në thumb të kritikave kohën e fundit, sidomos pas deklarimeve se janë gati të krijojnë një qeveri të re. Kryetari Isa Mustafa, pikërisht në këtë zyrë që u sulmua, tha se nëse krijohet kushtetutshmëria, LDK-ja do të formojë qeveri.

Të ngjashme