Sulmohet dhe kanoset një grua nga bashkëjetuesi në Fushë Kosovë

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe kanosur nga një burrë me të cilin bashkëjeton.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 05:55.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

“Fushë Kosovë 02.10.2026 – 05:55. Është raportuar se një femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjetojnë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme