Në Klinikën Infektive është sulmuar edhe një infermiere gjatë orarit të punës.
Infermierja me inicialet Z.M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë, është sulmuar mbrëmë nga familjarët e një pacienti në Klinikën Infektive shkruan GazetaShneta.
Në një komunikatë për media, ShSKUK-ja ka reaguar duke dënuar ashpër sulmin ndaj infermieres dhe kërkon nga organet kompetente për masa urgjente, pasi këto sulme janë shtuar kohëve te fundit.
“ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.
Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve.”, thuhet në njoftim