Është sulmuar me gurë ekipi i KOHËS i cili është duke i përcjellë zhvillimet në Zveçan.
Nga turma prej 30-40 protestuesish, disa prej të cilëve më maska në fytyrë, e kanë sulmuar veturën e tyre në lëvizje duke hedhur gurë dhe duke ia thyer xhamat, me ç‘rast shoferi ia ka dalë të mbrohet e ta kalojë këtë situatë pa lëndime.
Gazetarja dhe kameramani gjatë asaj kohe kanë qenë disa metra më larg duke përcjellë zhvillimet, e siç ka treguar shoferi i veturës, ngjarja ka ndodhur derisa aty kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Shoferi ka vazhduar tutje dhe kur ka hasur në patrullën e Policisë së Kosovës, ku edhe ka pasur prani të mediave të tjera që janë interesuar për rastin, policët i kanë kërkuar që të largohet nga aty, duke mos u interesuar për gjendjen e tij dhe për atë që ka ndodhur.