Gazetari Parim Olluri është sulmuar fizikisht nga disa persona. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, afër banesës së tij, rreth orës 22.
Lajmin e bën të ditur Gazeta Insajderi, ku Olluri është drejtor.
Aktualisht, Olluri gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Në momentin e sulmit, ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila është alivanosur.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.