Një femër në Prishtinë është sulmuar nga një person i panjohur derisa ishte në objektin banesor.
Rastin e ka bërë të ditur Policia me anë të raportit 24 orësh.
Sipas raportit të Policisë, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, njësitë policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe hetimet janë duke vazhduar.
Ky është njoftimi i plotë:
“Rr. Mahir Domi, Prishtinë 13.06.2020-15:25. Viktima femër Kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në objektin banesor ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”.