Sulmohet fizikisht një person në një kafene në Leposaviq

Prishtinë | 28 Maj 2023 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se dje derisa ishte duke qëndruar në një kafiteri në Leposaviq, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur.

Lidhur me këtë rast, Policia thotë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Në raportin 24-orësh, thuhet se rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, derisa është ende në hetime nga njësitet policore.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Leposaviq 27.05.2023-19:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar  se deri sa ishte duke qëndruar në një kafiteri , është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i pa njohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme