Lokali ku ka pirë kafe dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në veri të Mitrovicës, mbrëmë pas mesnatës është sulmuar me armë zjarri.
Lokali ndodhet në fshatin Banjë, afër kufirit të Bërnjakut, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Pronari i lokalit është Goran Drazheviq.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Besim Hoti, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Insajderi.
Ai ka thënë se rasti është hapur në mëngjes dhe policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po punon në gjetjen e të dyshuarve.
“Dëme materiale janë regjistruar në lokal. S’ka të lënduar”, ka thënë Hoti.