Sulmohet me armë një veturë në Pejë, plagosen dy persona

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar pasi që vetura e tyre është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur.

Në raportin e policisë thuhet se njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, shkruan Demokracia.com.

“VRASJE NË TENTATIVË-Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë më vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme