Sot gjatë ditës është sulmuar me thikë një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sindikata e infermierëve të Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit në fjalë, njofton Klan Kosova.
“Sindikata e infermierëve të Kosovës, iu bën thirrje të gjithë infermierëve që janë tani në punë, që të mblidhen menjëherë para Emergjencës në QKUK në shenjë proteste për plagosjen e infermierit F. Nga Klinika e Urologjisë”.