Një fëmijë 11-vjeçar është sulmuar nga dy persona më të rritur, sot pasdite në Parkun e Taukbashqes në Prishtinë.
B. I., prindi i 11-vjeçarit të sulmuar, ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, afër fushave të tenisit. Sikur i ka përshkruar djali, atë e kanë sulmuar dy persona më të rritur. Duket se janë nxënës të shkollave të afërta, pasi kanë pasur çanta shkollore në shpinë”, tha B.I., banor i lagjes “Sofalia”.
“I kanë kërkuar para dhe e kanë shtyrë për tokë. Djali ka marrë lëndime të lehta, por është frikësuar dhe shqetësuar shumë”.
“Para nuk i kanë marrë se nuk ka pasur me vete, pasi djali ka qenë duke shkuar në ushtrime futbolli. Ia kanë marrë një ombrellë”.
Ai e ka paraqitur rastin në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë.