Sulmohet një femër në Prishtinë derisa po mbyllte lokalin e saj

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë një femër është sulmuar fizikisht nga një person i maskuar, derisa ishte duke e mbyllur lokalin e saj, shkruan Ekonomia Online.

Sipas policisë, sulmuesi e ka goditur me kondak të armës dhe ia ka grabitur çantën e dorës.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësit policlore.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin,  një person i panjohur dhe i maskuar pasi e ka sulmuar fizikisht  me kondak të armës i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme