Një person është sulmuar me mjete të forta nga tre të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:38 në rrugën “Driton Veliu”, në Mitrovicë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.