Sulmohet një person në Përlepnicë të Gjilanit, përfundon në QKUK

Prishtinë | 09 Gus 2025 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur rreth orës 02:30 të mëngjesit të 9 gushtit, pranë liqenit të fshatit Përlepnicë në Gjilan.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ai fillimisht ka marrë ndihmë në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

Policia e Gjilanit, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjashme