Sulmohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Nje person është arrestuar pasi për shkak të një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:40 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme