Në oborrin e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj dy nxënës janë përleshur mes vete.
Njëri më pas ka pësuar gërvishtje të vogël nga thika që ishte përdorur prej nxënësit.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt.
“I lënduari është dërguar në ambulancë, më pas i njëjti është liruar pasi ka pasur lëndime të vogla”.
“Rasti ka ndodh sot rreth orës 13:00, ndërsa të dy të miturit janë rreth moshës 15 vjeçare”.