Një person është arrestuar të hënën pasi i njëjti ka kanosur dy persona zyrtarë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë, teksa zyrtarët ishin në kryerje të detyrës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si ”sulm dhe kanosje”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka kanosur dy persona zyrtarë deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.