Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Prishtinë | 22 Nën 2025 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar një dy zyrtar policorë.

Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime nga I dyshuari dhe kanë pranuar tretman mjekësorë.

Ndërkaq, i dyshuari pasi ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë 21.11.2025 – 02:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerje të veprës së lart-cekur, gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj në konsultim me prokurorin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

Të ngjashme