Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet një burrë në Ferizaj

Prishtinë | 05 Pri 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Një grua nga Ferizaj është sulmuar fizikisht nga burri i saj pas një mosmarrëveshje në familje, siç njoftoi policia.

Policia tha se pas intervistimit të palëve ka arrestuar burrin dhe ai është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 04.04.2025 – 22:30.  Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim  të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të ngjashme