Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht policët.
E njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 08.10.2023 – 05:50. Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.