Sulmoi policët gjatë shqiptimit të tiketës ndaj tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

Prishtinë | 15 Qer 2025 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një i dyshuar në Prizren pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të tiketës ndaj tij.

I dyshuari është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.06.2025, 21:40. Është arrestuat i dyshuari m/k pasi që i njëjti për shkak të shqiptimit të tiketës ndaj tij kishte kanosur dhe sulmuar zyrtarët policor. I dyshuari gjatë sulmit ndaj zyrtarëve policor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Gjatë arrestimit të tij zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.”

Të ngjashme