Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Istog ku i dyshuari ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare të cilit ishin në asistencë të zyrtarëve komunalë në lidhje me konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.