Një person në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:20, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport i dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij. I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I dyshuari për shkak të agresivitetit me autoambulancë në përcjellje të njësitit policor është dërguar në QKUK-në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.