Sulmon fizikisht nën kërcënimin e thikës vëllain dhe kunatën, arrestohet i dyshuari në Pejë

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë dhe ka sulmuar fizikisht vëllain dhe kunatën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 gusht, rreth orës 14:00.

Viktimat, një grua dhe bashkëshorti i saj, kanë raportuar se i dyshuari, i cili është vëllai i burrit dhe kunati i gruas, i ka kanosur me thikë dhe i ka sulmuar fizikisht, ndërsa dyshohet se ndaj tyre ka ushtruar edhe dhunë psikike.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 29.08.2026 – 14:00. Dy viktimat (femër dhe mashkull – bashkëshort) kanë raportuar se vëllai- kunati i tyre, i dyshuari m/k duke i kanosur me thikë i ka sulmuar fizikisht ata, ndërkohë ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj tyre. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme