Një person është arrestuar në Klinë, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Kurse në Istog, është arrestuar i dyshuari, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar vëllain e vet, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Istog. Me aktvendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.