Një person në Podujevë është arrestuar pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Raporti i plotë:
Është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar , pasi që pas një mosmarrëveshje familjare, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.