Sulmon një person, i dyshuari nuk arrestohet

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Një person është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë, ndërkaq Policia nuk raporton për të arrestuar.

Në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme është raportuar se një person është sulmuar fizikisht në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë.

Pavarësisht se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pas këtij sulmi fizik, policia e Kosovës nuk raporton se është arrestuar i dyshuari për këtë sulm.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme