Sulmuan policët, arrestohen 4 të rinj serb në Mitrovicë Veriore

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 00:20 ka arrestuar katër serbë në Mitrovicë të Veriut, meqë të njëjtit fillimisht kanë ofenduar e më pas edhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin duke patrulluar.

Petrit Fejza, shef i operatives rajonale në Mitrovicë Veriore, bën të ditur se të dyshuarit pas arrestimit janë dërguar në stacion policor, ku i është bërë alkool testi, i cili ka rezultuar se ishin në ndikim të alkoolit.

Të arrestuarit janë të moshës 21-23 vjeçare. Me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme