Sulmues të panjohur vrasin tre persona në Kabul

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Disa sulmues të panjohur i kanë qëlluar për vdekje tre persona në Kabul të Afganistanit. Në mesin e njerëzve të vrarë është edhe një anëtar i këshillit provincial të provincës Logar.

“Anëtari i këshillit provincial të Logarit, Naser Ghairat, dhe dy truprojat e tij janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësi i policisë, Ferdaus Faramarz.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Kryeqyteti afgan tash e disa ditë është duke u përballur me dhunë, pavarësisht arritjes së marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve.

Të premten, së paku 32 civilë u vranë dhe 180 të tjerë u plagosën pasi dy sulmues qëlluan me armë në një tubim ku po shënohej përvjetori i vdekjes së një udhëheqësi shiit. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori ISIS-i.

Sulmet masive dhe vrasjet janë bërë problem i vazhdueshëm i Afganistanit viteve të fundit, në kohën kur palët e konfliktit i kanë shtuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme