Futbollit anglez i është shtuar dhe një shqiptar tjetër. Bëhet fjalë për sulmuesin shtatlartë, Agon Mehmeti.
Mehmeti ka firmosur së fundmi me ekipin e Ligës së Parë Angleze, Oxford United. Sulmuesi ka lindur në Podujevë dhe në moshën 2 vjeçare është zhvendosur në Suedi, ku dhe filloi karrierën e tij futbollistike me Malmon, ku shënoi 23 gola në 88 paraqitjet e para. Më pas në 2011 ai u transferua në disa klube të ndryshme europiane si, Palermo, Staebak dhe Gençlerbirigli në Turqi, ku ka luajtur deri në sezonin e kaluar.
Mehmeti luan gjithashtu dhe me Kombëtaren Shqiptare, por nuk është grumbulluar së fundmi. Ai është aktivizuar në total në 3 takime, pa arritur të shënojë asnjë gol.