Sulmuesi në Melbourne “nuk ka lidhje me terrorizëm”

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 14:07 | Nga

Burri që hyri me veturë në turmë në Melbourne të Astralisë është një përdorues droge me probleme shëndetësore, por nuk njihet për lidhje me terrorizëm, ka njoftuar policia australiane.

Shtetasi australian me prejardhje afgane është arrestuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas incidentit që shkaktoi.

Vetura e 32-vjeçarit goditi një numër të madh të qytetarëve në “Flinders Street”, hapësirë e ngarkuar e Melbournet, shkruan BBC.

14 persona kanë mbetur të lënduar, disa prej tyre në gjendje kritike.

Një tjetër burrë, 24-vjeçar, ishte arrestuar pasi e kishte incizuar incidentin. Ai kishte një çantë me thika me vete, ka shtuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme