Sulmuesit e policëve në Ferizaj, janë dërguar në burgun e veriut të Mitrovicës

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së premtes ndodhi një ngjarje e pazakontë në komunën e Ferizajt, ku për shkak të zbatimit të masave anti-covid dy qytetarë u përleshën me dy policë.

Teksa dy qytetarët u arresuan tani janë dërguar për paraburgim në burgun e Mitrovicës Veriore.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Mund të konfirmojë se dy sulmuesit e policëve të ngjarjes në Ferizaj, janë dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Mitrovicës Veriore”.

“Sa i përketë përzgjedhjes së burgut mund të them që edhe ky është burg i Republikës së Kosovës dhe nuk ka asgjë për të shtuar rreth kësaj”, deklaroi Thaçi.

I gjithë sherri besohet se filloi kur policët u kërkuan që E.G dhe E.E të vendosin maskat.

”Të pandehurit dyshohet se më 14 gusht 2020 në Ferizaj, nuk kanë dëgjuar urdhrat e zyrtarëve policor sipas Planit Operativ për zbatimin e masave kundër Pandemisë Covid 19, dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse, ashtu që në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar policin – të dëmtuarin me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti të dëmtuarin-Policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra, me këtë rast policët janë detyruar që ta përdorin sprejn për të i futur nën kontroll të pandehurit”, thuhej në kumtesën e Gjykatës Themelore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme